Këto janë tri vajzat bukuroshe të Danit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Këto janë tri vajzat bukuroshe të Danit

16:53 | 22 Tetor 2018

Ramadan Krasniqi- Dani është një prej këngëtareve me të pëlqyer në trojet shqiptare.

Të gjitha projektet e Danit shndërrohen në hite brenda një kohe të shkurtë, të cilat nuk shuhen kurrë. Këngëtari 60-vjeçar nga Peja, është baba i katër fëmijëve Fjandës, Fjolinës, Edonës dhe Artit.

Por, jeta nuk u tregua shumë e drejtë me të pasi që para disa viteve ai humbi bashkëshorten e tij, kështu që për fëmijët e tij ai u përkujdes i vetëm.

Në intervista të ndryshme Dani, gjithmonë përmend fëmijët e tij që janë gjëja me vlerën më të madhe në jetë për të, shkruan rtv21.tv

Këngëtari është aktiv edhe në rrjet sociale, duke publikuar fotografi nga jeta profesionale, por që shumë rrallë ka publikuar fotografi të fëmijëve, dhe ata nuk janë shumë të njohur për publikun shqiptar.

Por, Fjanda vajza e vogël e Danit në rrjetin social Facebook, ka publikuar një imazh të bukur në të cilin shihet bashkë dy motrat e saj. Në këtë fotografi ato afër njëra tjetrës, po duken shumë bukur.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!