Këto temperatura na presin gjatë vikendit

08:55 | 19 Janar 2019

Mot i ndyshushëm na pret gjatë vikendit.

Në Kosovë gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe vende–vende me reshje shiu dhe bore, njofton Klan Kosova.

Reshjet do të jenë më të theksuara në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

“Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Komento: