Këtu mund ndiqni direkt Botërorin 2018 – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Këtu mund ndiqni direkt Botërorin 2018

16:41 | 14 Qershor 2018

Mijëra tifozë të futbollit janë mbledhur sot në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, për të përcjellë ceremoninë e hapjes së Botërorit 2018.

Ndeshja e parë sigurisht i takon organizatorit. Është Rusia që do të luajë kundër Arabisë Sauditë në edicionin e 21-të të turneut më të madh global të sportit në botë.

Si tifozët e Rusisë ashtu edhe të Arabisë janë parë duke u bashkuar rreth stadiumit “Luzhniki” derisa nuk kanë munguar këngët e ndryshme, vallëzimet dhe festa e të dyja palëve.

Takimi do të nisë në orën 17:00, ndërsa nisjes së topit të parë do t’i paraprijë edhe ceremonia hapëse, me interpretimin edhe të këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila është në krah të Ëill Smith e Nicky Jam në këngën zyrtare të këtij Botërori.

Tashmë gjithçka është gati ku për afër 4 javë do të jemi me sy nga Rusia ku 32 Kombëtare marrin pjesë për ta fituar Kupën e Botës.

Në linqet e mëposhtme mund ta ndiqni live:

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!