Khabibi-Mayweather, po ndodh meçi i vitit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Khabibi-Mayweather, po ndodh meçi i vitit

22:17 | 19 Tetor 2018

Një meç mes Khabibit dhe Mayweather duket se do të ndodh shumë shpejt.

Menjëherë pas sfidës ndaj McGregor, Nurmagomedov i ka bërë thirrje për luftë boksierit të pamposhtur, Floyd Mayweather.

Menaxheri i Khabib, Ali Abdelaziz, ka folur rreth kësaj ndeshje të mundshme dhe pasojat që mund të vijn.

“Floyd nuk mund ta bëj të lodhët Khabibin, këtë veçse e dimë. E di se është sport tjetër, por Khabib e rrëzoi Connorin kurse Floydi jo. Mendoj se Nurmagomedov mund ta rrëzoj Mayweatherin” ka thënë Abdelaziz për “ESPN”.

“Nuk e di nëse mund t’i jap fund para kohe apo jo, mirëpo nëse godet një të saktë, ai sigurisht se mund të përfundojë, sepse Floyd është shumë i vogël” ka përfunduar menaxheri i rusit.

Ndeshja mes dy prej luftëtarëve më të mirë kohëve të fundit mund të zhvillohet në Las Vegas.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!