Kim Kardashianit i digjet shtëpia, ja reagimi i saj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Kim Kardashianit i digjet shtëpia, ja reagimi i saj

11:53 | 09 Nëntor 2018

Kim Kardashian ka marrë një lajm të keq, pasi shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri.

Ylli televiziv të enjtën u detyrua të largohet nga shtëpia e saj në Kaliforni, pas një shpërthimi të madh që ndodhi.

“Sapo u ktheva në shtëpi kisha një orë kohë që të paketoja gjërat për të evakuar shtëpinë tonë. Lutuni të gjithë për Calabasas” shkroi ylli televiziv në Instagram.


Disa orë më vonë ajo gjithashtu ndau një tjetër Instastory ku shiheshin makina të policisë dhe zjarrfikësve, por që shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, transmeton Klan Kosova.

Në Calabasas edhe njerëz të tjerë filluan të evakuohen në kodrat e fshehura aty pranë Agoura Hills, zone kjo ku banojnë të pasurit dhe të famshmit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!