Kjo bankë largon nga puna 7 mijë punëtorë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kjo bankë largon nga puna 7 mijë punëtorë

11:13 | 24 Maj 2018

Deutsche Bank tha se do të shkurtojë 7,000 vende pune, në përpjekje për t’iu rikthyer fitimit.
Banka gjermane tha se do të reduktojë nivelin global të stafit nga 97,000 në 90,000.

Banka nuk tregoi se cilat vende do të preken nga shkurtimet.

Këto shkurtime janë masa e parë e madhe nga shefi ekzekutiv, Christian Sewing, i cili mori rolin muajin e kaluar, pasi paraardhësi i tij, John Cryan, u shkarkua.

Kërkimi për zëvendësimin e tij ka filluar pasi banka ka raportuar humbje vjetore prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!