Kjo është gruaja e cila shpenzoi 60 mijë dollarë që të dukej si DRAGUA – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Kjo është gruaja e cila shpenzoi 60 mijë dollarë që të dukej si DRAGUA

13:07 | 01 Prill 2018

Në këtë botë moderne, të çuditshme, të egër në të cilën po jetojmë, duket se mund të shndërrohemi plotësisht nëse kemi para për të investuar.

Shumë njerëz kërkojnë të bëjnë operacione kirurgjike që të rrisin gjinjtë, bishtat ose çkado tjetër që mendojnë se e rrisin atraktivitetin e tyre, mirëpo janë disa njerëz që vendosin të bëjnë një transformim trupor të pabesueshëm.

Eva Tiamat Medusa, një grua nga Teksasi e la punën si nënkryetare e një banke për të ndjekur ëndrrën e saj që të jetojë jetën si një dragua, raporton vt, transmeton lajmi.net

Ajo mori këtë vendim pasi u diagnostifikua me HIC, dhe kjo ishte një thirrje për të që ta jetonte jetën ashtu siç dëshironte.

Tani, me një invenstim prej 60 mijë dollarësh, ajo duket më e lumtur.

”Kam tetë brirë në ballin tim, kam hequr veshët e mi, hunda është riformuar, shumica e dhëmbëve janë hequr, gjuhën e kam të dyfishtë, fytyra ime është e mbuluar me tatuazh, kam disa gërvishtje në gjoks dhe në dorë,” ka thënë ajo, duke përshkruar të gjitha procedurat që kishte bërë.

Megjithatë, vendimi për t’u shndërruar në dragua nuk ishte aspak i mirëpritur nga publiku…

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!