Kjo është kafiteria në Kosovë ku mund të paguani me Bitcoin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Kjo është kafiteria në Kosovë ku mund të paguani me Bitcoin

07:54 | 10 Janar 2018

Institucionet financiare e bankare të Kosovës nuk kanë rregulla dhe ligje për përdorimin e valutës digjitale Bitcoin, megjithatë, ka vende edhe në Ferizaj, ku pagesat tani mund të kryhen me këtë lloj të parasë virtuale.

Ky trend po vërehet edhe në Ferizaj. Njëra ndër kafiteritë e Ferizajt “N’dritare” ka futur në funksion pagesën e faturës edhe me Bitcoin dhe parat e tjera digjitale si Ripple (XRP) e Stelar (XLM).

Njeri nga pronarët e këtij lokali tha se duke pare interesimin e klientëve është parë e arsyeshme që pagesa të bëhet edhe me këto para digjitale.

Në disa vende të Kosovës tanimë po kryhet ky shërbim. Por, tash e tutje kjo mund të bëhet edhe në Ferizaj.

Deri me tani 3 klient e kane shfrytëzuar këtë mundësi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!