Kjo është pasuria e Lushtaku – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Kjo është pasuria e Lushtaku

18:52 | 21 Maj 2018

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku në pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka treguar se është njëri nga poseduesit e pasuri së paluajtshme në vlerë prej 1 milion euro. Tërë këtë pasuri, Lushtaku ka thënë se është në pronësi të përbashkët.

Sipas deklarimit të tij, Lushtaku posedon tokë prej 6 hektarësh në vlerë prej 250 mijë euro, shtëpi prej 200 metra katrorësh në vlerë prej 100 mijë euro. Kjo pasuri sipas Lushtakut është e përbashkët dhe e trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij.

Nënkryetari i Skenderajt po ashtu ka deklaruar se ka edhe truall të përbashkët prej 12 ari në vlerë prej 150 mijë euro, banesë të përbashkët prej 450 metra katrorë në vlerë prej 216 mijë euro si dhe kontrollim teknik të automjeteve, pronë e përbashkët që arrijnë vlerën prej 300 mijë euro.

Lushtaku sipas deklarimit të pasurisë posedon një veturë të tipit “Mercedes” në vlerë prej 30 mijë eurosh si dhe para të gatshme në bankë në vlerë prej 5 mijë eurosh.

Të hyrat mujore si nënkryetar i komunës së Skenderajt arrin në 783 euro që në vit i bie se Lushtaku merr 9 mijë e 396 euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!