Kjo është Porsche më e shpejta ndonjëherë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kjo është Porsche më e shpejta ndonjëherë

08:37 | 23 Nëntor 2017

Është spiunuar gjatë testimit Porsche 718 Boxster Spyder i ri para zbulimit të tij zyrtar që do të jetë gjatë vitit të ardhshëm.

Ky model është Boxster më i shpejti i prodhuar ndonjëherë. Historikisht Boxster Spyder ka qenë modeli më i fuqishëm i kësaj linje e që do ta vazhdojë prapë këtë traditë.

Pavarësisht se 718 Boxster ka motorin ekskluziv me katër cilindra turbocharged, Spyder pritet të përdorë motorin 4.0 litërsh me gjashtë cilindra të cilin do ta përdorë edhe Cayman GT4 i ardhshëm, transmeton koha.

Boxster Spyder paraprak kishte motorin 3.8 litërsh që prodhonte 370 kuaj fuqi, por Porsche tani atij i ka vënë motorin 4.0 litërsh. Edhe pse nuk dihet zyrtarisht se sa kuaj fuqi do të ketë, motori që përdor 911 GT3 prodhon 493 kuajfuqi ndërsa në modelin pritet të prodhojë edhe më shumë kuajfuqi.

Porsche 718 Boxster Spyder do të prodhohet në sasi të limituar për të ruajtur ekskluzivitetin e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!