Kjo është shqiptarja e parë që u bë milionere me kriptovaluta? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Kjo është shqiptarja e parë që u bë milionere me kriptovaluta?

14:04 | 09 Shkurt 2018

Një shqiptare duket se u bë milionere me investimet e saj në kriptovaluta.

Kështu, të paktën, bëhet e ditur me anë të një postimi në Facebook nga Valbona Pacolli.

“Urime princesha ime, jam shumë krenare që e arrite sot këtë sukses. Përveç babit, tani na u bëre edhe ti milionere”, shkruan në një profil në Facebook me emrin Valbona Pacolli, në një postim publik.

Në këtë rast, Valbona i referohet një vajze me emrin Linda Pacolli.

Madje, në një koment, Valbona jep detaje për investimet e vajzës.

“Ne keto caste po me kujtohet kur ka investuar Linda ne vitin 2013, 1 BTC 11€ ka qene (sot eshte aty pran 8000€) dhe une edhe pse si nje intelektuale, prap nuk kisha degjuar per valutat virtuale ne ate kohe asgje dhe kur me tregoj vajza qe te gjitha parat e dhuruara gjate vitit te ri i ka investuar se bashku me babin e saj ne BTC, shume jam ankuar por sot kam ndryshuar mendim dhe i kerkoj falje vajzes time publikishte sepse eshte treguar me e zgjuar se une ne kete rast prandaj krenohem me princeshen time”, shkruan ajo në koment, shkruan express.

Në fotografinë e publikuar shihet teksa vlera e kriptovalutave që posedon ajo ka kaluar 1 milionë dollarë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!