Kjo nuk pritej: Vedati ‘tradhton’ “Stupcat”, shikoni çfarë ka bërë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Kjo nuk pritej: Vedati ‘tradhton’ “Stupcat”, shikoni çfarë ka bërë

14:25 | 16 Prill 2018

“Stupcat” të përbërë nga treshja humoristike, Vedat Bajrami, Mensur Sfaçiu dhe Osman Azemi, janë ndër më të pëlqyerit e humorit aktual në vend.

Sinkronizimi që gëzojnë mes vete, sigurisht i ka bërë kaq të dashur për publikun shqiptar, duke qenë se para profesionit, ata kanë një relacion shumë të afërt miqësor, shkruan Kosovarja.

Por, si duket Vedatit i ka mbetur syri edhe në muzikë, aq sa këtë gjë e konfirmon fotoja e fundit e publikuar nga ky i fundit, teksa konfirmon se do të jetë pjesë e këngës së reperit Lumi B. E kjo nuk është hera e parë që Vedatin e shohim në një videoklip reperësh, pasi që kënga e Gjikos ishte e para ku ai mori pjesë me njërin nga rolet e shumë pëlqyera” Sahir Plisi”. Të jetë kjo një shenjë se Vedati po shkëputet dalëngadalë nga grupi i “Stupcave”?

Me sa kuptohet nga raporti i tyre, kjo gjë nuk do të ndodhë, derisa gjithçka mes tyre funksionon për mrekulli, e të tillë i do audienca.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Zaimina Vasjari