Klopp befason me deklaratën e tij për Keitan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Klopp befason me deklaratën e tij për Keitan

18:32 | 11 Shkurt 2019

Jurgen Klopp ka bërë një deklaratë për Nady Keitan.

Ai beson se ka ende shumë për të parë nga Naby Keita, pas paraqitje së tij spektakolare në fitoren 3:0 kundër Bournemouth.

Lojtari për të cilin u shpenzuan shumë para, ka hasur në vështirësi që të ruaj konsistencën e tij, por pati një paraqitje të jashtëzakonshme me Bournemouth.

“Është vërtetë e mirë të shohësh atë ndeshje dhe të shohësh se si e vlerësojnë njerëzit” ka thënë Klopp për faqen zyrtare.

“Ai është në shumë situata të vështira, duke pasuar në zona të ngushta në mesfushë. Është mirë. Dhe ka shumë për të parë. Ishte një ndeshje e mirë” ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Naby Keita u transferua nga RB Leipzig për 50 milionë euro. Ai akoma nuk ka shënuar golin e tij të parë me Liverpool.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!