Klopp e do në janar sulmuesin “raketë” të Seria A

13:32 | 19 Janar 2019

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është në radarin e klubeve të Premier League Liverpool dhe Chelsea për një transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Jurgen Klopp po planifikon të dërgojë një skaut në ndeshjen e Lazios kundër Napolit të dielën, ndërsa Chelsea janë të etur ndaj sulmuesit 28-vjeçar nëse lëvizja e tyre ndaj huazimit për Gonzalo Higuain bie, raporton Il Messaggero përcjell ORAinfo.

Sulmuesi italiane ka shënuar 62 gola në 88 ndeshje të Serie A për të fituar admirues në të gjithë Evropën./ORAinfo/

Komento: