Klopp nuk i ndahet Ramosit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Klopp nuk i ndahet Ramosit

20:47 | 10 Gusht 2018

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vazhdon që ta thumbojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, edhe dy muaj pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Ramos u akuzua shumë nga tifozët e Liverpoolit për veprimet e tij josportive, kur gjatë një dueli me Salahun ky i fundit u lëndua dhe u largua nga finalja.

Edhe një veprim ndaj Kariusit besohet se shqetësoi këtë të fundit dhe bëri që ai të gabonte në gola.

Pas disa kritikave në media, tash Klopp ka vazhduar të flasë për Ramosin, duke thënë se preferon të humbasë e jo të fitojë sikur ai.

“Nuk dua të fitoj në çdo mënyrë. Natyrisht, unë do të doja që të bëhem fitues i Ligës së Kampionëve, e nuk do ta riktheja titullin nëse dikush do të kishte ankesa”.

Gjykoni vet…

“Unë nuk pres që Ramos ta kthejë trofeun, unë vetëm pres që ai të mendojë pak për qasjen e tij në situata të caktuara”.

“Ka mundur të jetë rastësi, por Salah ishte përjashtuar nga loja në një fazë të jashtëzakonshme të jetës së tij futbollistike, në mes të fushës”.

“Shumë njerëz thonë se këto gjëra ndodhin, por nëse ky mesazh përçohet te feëmijët, se sagjë nuk përashtohet dhe gjithçka është për të fituar, atëherë do të jem i lumtur që të largohem nga ky planet pas 40 vitesh”.

“A jam humbës i mirë? Jo, por gjatë përgatitjeve tona kemi biseduar për Ramosin sepse ai ka ndikuar finalen e kaluar me një simulim dhe karton të kuq (për Juan Cuadradon) ndaj Juventusit”.

“Real Madridi ka merituar që ta fitojë Ligën e Kampionëve, askush nuk e konteston një gjë të tillë, por a duhet të kenë ata këso situatash me Ramosin? Jo, nuk kanë nevojë fare”, u shpreh Klopp për Sport1.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!