KMDLNJ: ZRRE dhe KEDS po u vendosin haraç qytetarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

KMDLNJ: ZRRE dhe KEDS po u vendosin haraç qytetarëve

16:29 | 31 Gusht 2018

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë dalë kategorikisht kundër vendimit të ZRRE-së, që qytetarët të paguajnë për mbulimin e humbjeve të KEDS-it, duke ftuar kështu qytetarët për protesta para Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Sipas KMDLNJ-së, me një vendim të tillë, ZRRE-ja po bëhet bashkëpunëtor i KEDS-it, duke iu vendosur ‘haraç’ konsumatorëve.

“Me të hyrë në sezonin dimëror kur furnizimit me energji elektrike vështirësohet pë shkak të rritjes së konsumit dhe kur faturat fryhen me arsye dhe pa arsye ZRRE po tregohet e papërgjegjshme në mbrojtje të intereseve të konsumatorëve . Në vend se të jetë në anën e konsumatorëve të përgjegjshëm, ZRRE haptas po bëhet aleat i KEDS-it duke lejuar këtë kompani të fryejë faturat me një haraçë shtesë e që do t’i mbulonte humbjet e KEDS-it sikur edhe vjedhjet që bëhen ndaj kësaj kompanie abuzuese”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Lidhur me këtë problem, KMDLN-j ka ftuar qytetarët që të protestojnë para zyrave të ZRRE-së dhe KEDS-it dhe të ngrenë padi ndaj këtyre keqpërdorimeve.

“KMDLNJj-së po i drejtohen qytetarë të shumtë për të këshilluar se si duhet të veprojnë me faturat e fryera dhe të falsifikuara. KMDLNj rekomandon që qytetarët të organizohen dhe të protestojnë para ZRRE dhe KEDS dhe para qeverisë sikur që këto raste t’ paraqesin në Policinë e Kosovës dhe të ngrejnë padi kundër shpërdoruesve. KMDLNj e ka një propozim konkret për ZRRE , nëse duan që humbjet e KEDS-it të mbulohen nga qytetarët konsumatorë , në shumë raste kategori sociale , pse atëherë ZRRE nuk merr vendim që fitimet e KEDS të ndahen me qytetarë të Kosovës, konsumatorë që me rregull e paguajnë për rrymen e shpenzuar! “ thuhet tutje në reagim.

“Madje, sipas ZRRE nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike por se konsumatorët do të paguajnë për të mbuluar humbjet e KEDS e që qenka normale në të gjitha vendet e botës e që nuk është fare e vërtetë. Konsumatorët janë plaçkitur për vite me radhë duke e paguar rrymën për serbët e veriut dhe viseve tjera të Kosovës dhe për këtë askush nuk ka dhënë përgjegjësi ndonëse kemi të bëjmë me plaçkitje klasike të konsumatorëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumenteve. Autoritetet shtetërore duhet të reagojnë me shpejtësi për ta ndërprerë me këtë gjobitje shtesë të konsumatorëve në kohën kur për shkak të situatës së rënduar ekonomike nuk po janë në gjendje t’i paguajnë as faturat e rregullta. KMDLNj fton organet e hetuesisë të fillojnë hetimet në ZRRE dhe KEDS për dëmtin të qëllimshëm të qytetarëve të Kosovës duke i detyruar të paguajnë për energjinë e pashpenzuar por të faturuar kundërligjshëm”, përfundon reagimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!