Kolonë e madhe në pikën kufitare, digjet një veturë atje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kolonë e madhe në pikën kufitare, digjet një veturë atje

16:18 | 05 Janar 2019

Një gjë e papritur ka ndodhur në pikë n kufitare.

Një veturë derisa kishte qenë duke pritur në kolonë në pikën kufitare të Jarinjës është kapluar nga flakët dje pasdite.

Policia e Kosovës kur ka vërejtur tymin ka intervenuar fillimisht duke i larguar nga vendi i ngjarjes tre persona që ishin brenda në veturë, pastaj me anë të një mjeti zjarrfikës ata janë munduar ta fikin zjarrin, por nuk kanë mundur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit ndërsa shoferi i veturës nuk ka dyshuar në askënd për shkaktim të zjarrit.

Sipas njoftimit nga PK, nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!