Kompanis britanike i lejohet gërmimi në Trepçë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kompanis britanike i lejohet gërmimi në Trepçë

22:30 | 12 Qershor 2018

Tethyan Resources ka njoftuar se Kosovo Resources Company, 95 për qind të aksioneve të së cilës ajo i zotëron, ka marrë licencë të re për gërmime, në një zonë prej 75 kilometrash katrorë, në pjesën veriperëndimore të Trepçës.

Sipas kompanisë britanike, licenca lejon gërmimet në një zonë që ndodhet 5 kilometra në jugperëndim të minierës aktive të plumbit dhe zinkut, Bello Bërdo.

Tethyan ka thënë se kjo zonë strehon depozita të shumta të porfirit, bakrit e arit, dhe depozita mineralesh të plumbit, zinkut e argjendit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!