Kompanitë e Sigurimeve me fitime marramendëse, për një muaj fitojnë 7 milionë euro – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kompanitë e Sigurimeve me fitime marramendëse, për një muaj fitojnë 7 milionë euro

16:01 | 14 Mars 2018

Kompanitë e sigurimeve në Kosovë vitin 2018 e kanë nisur me ‘këmbë të hairit’.

Këto kompani janë shnëdrruar si biznesi më fitimprurës në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit janar kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë fituar hiç më pak se 6.9 milionë euro.

Në raportin e fundit të Bankën Qendrore shihet se Kompanitë e Sigurimit gjatë muajit janar kanë pasur 78.9 milion euro të hyra, përderisa kanë shpenzuar 28.3 milionë euro nga dëmet që kanë shkaktuar automjetet e siguruara.

Ndërkaq shpenzime tjera të kompanive kanë arritur në 78.9 milionë euro, që në total i bie se profiti neto i tyre ka qenë 6.9 milionë euro.

Në rritjen e fitimit për kompanitë e sigurimeve mund të ketë ndikuar edhe oferta e Ministrisë së Punëve të Brendshme për pronarët e automjeteve që kanë dënime që të mund automjetet e tyre t’i regjistrojnë pa dënime.

MPB ka njoftuar se ka zgjatur edhe më tutje afatin për regjistrimin e automjeteve pa gjobë për pronarët që kanë dënime për vonesa të regjistrimit. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!