Kompromiset e mëdha veç kanë ndodhur me Pakon e Ahtisarit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Kompromiset e mëdha veç kanë ndodhur me Pakon e Ahtisarit

Shkruar nga: Fadil Maloku

14:50 | 26 Korrik 2018

Për, çfarë “kompromisesh” tjera të dhimbshme po flasin Thaçi dhe Vuçiq?

Ja tri argumente të fuqishme, nga ato kompromiset e famshme që i fuqizoj Projekti i Ahtisarit:

1. DISKRIMINIMI SUPERPOZITIV, ku një minoritet si serbët me vetëm 2/3%, mund ta kontestojnë çfarëdo vendimi të shumicës parlamentare, në rast se iniciativa, ideja apo propozimi i dhënë nga shumica parlamentare, nuk u shkon në favor të interesit dhe qëllimeve te (Serbisë) tyre. Kjo premisë ahtisariane, është testuar e (stër)testuar më së miri në rastet e Asociacionit, Demarkacionit dhe FSK-s

2. E DREJTA FAKTIKE E KONTESTIMIT të çfarëdo iniciative për të iu bashkangjitur çfarëdo shteti apo pjese territori jashtë Kosove (si më shkurt: mos me u bashku me Shqipërinë), por, edhe për të bashkangjitur copa tjera komunash e territoresh të huaja dhe vendore. Qe i bie se: ideja ndërrimit apo këmbimit të veriut të Kosovës, me Kosovën Lindore (lexo:Luginën) bien ndesh mu me ketë “kompromisin” ahtisarian!

3. LEGALIZIMI dhe legjitimiteti juridik, i: kontrollit, administrimit dhe menaxhimit të gjithë hapësirës territoriale nga ana e Kishës ortodokse serbe. Që prapë është një presedan i llojit të vetë, jo vetëm ne rajon por edhe ne mbare kontinentin! As Papati i Romes, nuk e ka një te drejtë të tillë: ekonomike. sociale, politike dhe juridike, mbi një territor kaq të ngushtë dhe te ndjeshëm…

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!