Komuna e Klinës shpenzon afër 10 mijë euro për telefona mobil

15:24 | 07 Dhjetor 2018

Stafi udhëheqës i komunës së Klinës do të pajisen me telefona mobil pa pasur nevojë të fusin dorën në ‘xhep’.

Ata do të pajisen me këso telefonash me para të taksapaguesve.

Komuna e Klinës që udhëhiqet nga kryetari Zenun Elezaj do të shpenzojë hiç me pak se 9 216 euro për blerjen e këtyre telefonave, shkruan ORAinfo.

Zyra e Prokurimit në këtë Komunë ka shpallur fituese të tenderit për furnizim me telefona mobil kompaninë “Albus”.

Ky tender është proceduar me vetëm një ofertë, me atë të kompanisë fituese.

Shfrytëzimi i buxhetit për blerje të tilla është kritikuar ashpër nga shoqëria civile. /ORAinfo/

Komento: