Komuna që udhëhiqet nga Bekim Jashari gjobitet me 5 mijë euro për “dallaveret” me tre tenderë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Komuna që udhëhiqet nga Bekim Jashari gjobitet me 5 mijë euro për “dallaveret” me tre tenderë

17:30 | 20 Shtator 2018

Komuna e Skenderajt e cila udhëhiqet nga Bekim Jashari sot ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që ndryshe njihet si gjykata e tenderëve.

Ky vendim ka ardhur pasi që komuna e udhëhequr nga Bekim Jashari ka bërë shkelje në tre tenderë publik.

Komuna obligohet që gjobën prej 5 mijë eurosh ta paguan brenda 15 ditësh.

Por, ky nuk është ndëshkimi i vetëm që ka bërë OSHP për komunën e Skenderajt.

OSHP gjithashtu ka kërkuar që t’i merret licenca menaxherit të prokurimit të kësaj komune.

“Paneli shqyrtues do të kërkoj nga KRPP-ja, që në pajtim me nenin 25.9 të LPP-së, ti anulohet licenca e prokurimit menaxherit të prokurimit të autoritetit kontraktues Komuna e Skenderajt”, thuhet në vendimin e OSHP-së, përcjell ORAinfo.

Shkeljet e bëra janë bërë në tre tenderë që kanë të bëjnë me punimet në infrastrukturën rrugore.

Shkeljet janë konstatuar të jenë bërë në tenderin “Ristruktiurimi i rrugës Rezallë- Likoc, në tenderin Ndërtimi i kanalizimit fekale në fshatin Likoc- Abri- Murgë dhe në tenderin Asfltimi i rrugës Kuçicë- Tërnavë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!