Koncerti i Robert Berishës në Mitrovicë sapo ndezi një fitil me serbët! Këngëtari ka një mesazh (FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Koncerti i Robert Berishës në Mitrovicë sapo ndezi një fitil me serbët! Këngëtari ka një mesazh (FOTO)

11:38 | 13 Gusht 2017

Robert Berisha ka arritur të ketë këngët e tij dhe të jetë i ftuar në koncerte të ndryshme përgjatë gjithë verës. Jo vetëm nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Norës por edhe vetëm, Roberti ka provuar se ka ndjekës të rregullt dhe njerëz që e duan.

Një koncert që ka shkuar shumë mirë për të ka qenë ai në një club të Mitrovicës por një koment i këngëtarit duket se ka ndezur një fitil mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

“Mitrovicë ta ha zemrës, se kan plasë këta përtej urës!” – është shprehur Roberti duke hedhur kështu një thumb për serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës.

Edhe ndjekësit e Robertit kanë nisur menjëherë ta mbështesin atë që ka thënë këngëtari duke ndezur edhe një herë një temë të nxehtë siç është ajo e raporteve midis tyre dhe qytatarëve serbë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Labi ❤️ Qëndresa