Konfirmohen 2 veçori kyçe në iPhone 8 (FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Konfirmohen 2 veçori kyçe në iPhone 8 (FOTO)

11:51 | 15 Qershor 2017

Apple zakonisht i mban fshehtë detajet e produkteve të ardhshme, duke mos shpërndarë pothuajse kurrë asnjë informacion para lansimit zyrtar.

Por falë furnizuesve të Apple, ne tashmë i dimë dy veçori kyçe që do t’i ketë ky celular i ri: mbushja me Wireless dhe një kamerë 3D për selfie e cila mundëson që ta hapni celularin me fytyrën tuaj.

Furnizuesi i Apple – Wistron – e përmendi të mërkurën gjatë një takimi me aksionarë se celulari i ardhshëm i Apple do të përmbajë veçorinë e mbushjes me Wireless, transmeton Gazeta Express.

Nikkei Asian Review po raporton gjithashtu se furnizuesi i Apple – Largan Precision – ka thënë se celulari i ardhshëm i Apple do të ketë një kamerë 3D me lente të ndjeshme e cila do të bëjë gjithashtu që celulari të hapet me fytyrë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!