Konfiskohen dhjetëra aparate ilegale të lojërave të fatit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Konfiskohen dhjetëra aparate ilegale të lojërave të fatit

15:25 | 02 Gusht 2018

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitë e Doganës gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Gjatë këtij aksioni duke u bazuar në informatat e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale, bën të ditur Dogana përmes faqes zyrtare.

Njësitë e doganës kanë ushtruar kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:

– Kontrolle të ushtruara 20

– Të gjetura lojëra ilegale në 9 lokacione

– Aparate të konfiskuara 50

– Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25

– Lokale të mbyllura 2

Dogana do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!