Konjufca godet Dardan Molliqajn e krahason me Kadri Veselin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Konjufca godet Dardan Molliqajn e krahason me Kadri Veselin

23:38 | 14 Shkurt 2018

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Dardan Molliqaj ka bërë goditje nën brez me deklaratat e tij kundër Albin Kurtit.

Sipas Konjufcës, deklaratat e Molliqajt ndaj Kurtit kanë vënë në pikëpyetje të madhe qëndrimin e Kurtit në projektin ndërkombëtar, e ka afruar me islamin politik dhe se Kurti nuk ka qëndrim kundër PDK-së. Këto deklarata të Molliqajt, Konjufca i quan të paqëndrueshme dhe vetëm për goditje.

“Kurti nuk ka thënë se është pro bashkëpunimit me PDK-në. Ka thënë ‘a mos e keni menduar ndonjëherë që duke thënë dhe duke krijuar një kornizë logjike, politike, që vetëm LDK-ja për neve përbën partnerin e sigurt dhe të vetmin me të cilin mund të bëhet qeveria e ardhshme. Mos kështu duke dashur të bëjmë mirë dhe të japim shpresë, mos e ka një efekt anësor që po ja japim një kredit hazër LDK-së të cilin po e shfrytëzon sikur që e shfrytëzoi gabimisht në qershor, në zgjedhjet më 2017, kur refuzoi Vetëvendosjen dhe dukej sikur VV-ja po i lutej e LDK-ja sikur po rrinte. A mos duhet të hiqet kjo, pra që PDK dhe LDK-ja të konsiderohen të barabarta dhe të jemi të hapur njësoj ndaj të dyjave’. Nëse thua që Albin Kurti u bë me PDK-në është goditje e panevojshme e qëllimshme”, ka thënë Konjufca.

Ai e ka quajtur propagandë deklaratën e Molliqajt se “ekziston një incizim të cilin Kurti s’po dëshiron të dalë sepse ai aty ka thënë diçka”.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!