Kosova me forum për investitorë në Dubai – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Kosova me forum për investitorë në Dubai

17:02 | 17 Prill 2017

Sheikh Abdullah tha se në bashkëpunim me kryetarin Veseli do ta organizojnë një forum të madh investiv për Kosovën në Dubai. Ai tha se forumi duhet të bëhet në Dubai pasi ka mundësi ti ftoj investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit, theksohet në njoftim.

Sheikh Abdullah ka kërkuar nga kryetari Veseli që Kosova në këtë forum të investitorëve, të paraqet plane konkrete për investimet direkte në Kosovë.

“Partneriteti mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës është në rrugë të drejtë por ka nevojë për energji të shtuar në forcimim e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, tha kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryetari Veseli nga ana e tij ka falënderuar Emiratet për ndihmën e dhënë Kosovës.

Veseli ka kërkuar mbështetjen e Emirateve për sjelljen e investimeve direkte në ekonomi pasi siç tha ai, Kosova është vend i mundësive për investitorët e huaj.

“Nga njohja tani do të kalojmë në fuqizimin e marrënieve bilaterale dhe promovimin e Kosovës në këtë pjesë të rëndësishme të botës. Do të përgatisim projekte konkrete dhe do ti paraqesim në Forumin e investimeve për Kosovën”, ka thënë Veseli.

Emiratet e Bashkuara Arbe janë vendi i parë arab që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!