Kosova hap Konsullatën e Nderit në Nessebar-Burgas – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kosova hap Konsullatën e Nderit në Nessebar-Burgas

14:31 | 25 Maj 2018

Në kuadër të shtrirjes së përfaqësimit diplomatik, Republika e Kosovës, për herë të parë që nga hapja e misionit diplomatik të Kosovës në Republikën e Bullgarisë, ka përuruar Konsullatën e Nderit në qytetin antik të Nessebar në rajonin Burgasit- një vend turistik i mbrojtur nga UNESCO në brigjet e Detit të Zi.

Ky hap u konkretizua pas aprovimit të kandidaturës nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë për afaristin e njohur bullgar, Plamen Kopchev, si propozim i Ambasadës së Kosovës në Sofje.

Në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Nderit në Nesseber, në praninë e diplomatëve ARKS-së, nënkryetarit të komunës, Nessebar Lazar Yapadziev, si dhe shumë përfaqësuesve të nivelit lokal të këtij rajoni, ambasadori Shpend Kallaba tha se ka kënaqësinë që për herë të parë, ARKS në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë ta ketë z. Plamen Kopchev, i cili në cilësinë e Konsullit të Nderit do të luaj rol në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, promovimin ekonomik dhe kulturor, si dhe një prezencë më të madhe të vendit tonë në shtetin bullgar.

“Z. Kopchev vjen nga qyteti i Nessabar, rajoni i Burgasit dhe përfaqëson një personalitet të njohur ndërmarrës dhe një prej investitorëve të mëdhenj në industrinë e turizmit në rajonin e Burgasit, Veliko Ternoves dhe Borovecit. Nuk është rastësi qe z. Kopchev është emëruar si konsull nderi, pasi që epitetin e tij të nderit ai e ka konfirmuar gjatë gjithë këtyre viteve, duke ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të pakursyer për ARKS-në”.

Sipas tij, nga tani e tutje , Kopchev, respektivisht Konsullata e Nderit në Nesebar, do të jetë një adresë më tepër për të gjithë ata shkencëtare, afaristë, sportistë të rajonit të Detit të Zi, të cilët janë të interesuar për bashkëpunim kulturor, ekonomik, tregtare ndërmjet të dyja vendeve

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!