Kosova me potenciale të mëdha turistike – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kosova me potenciale të mëdha turistike

13:11 | 28 Qershor 2018

Si pjesë e projektit “Triple P”, Kosova bashkë edhe me pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga grantet e BE-së që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit.

Turizmi në shtetet e Ballkanit Perëndimor përbën 24.1 për qind të eksportit, 5.6 për qind të GDP-së si dhe 5.4 për qind të punës. Kështu ka thënë Goran Sfilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit Regjional për Bashkëpunim në takimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor e që ka për qëllim zhvillimin e turizmit regjional, raporton rtklive.com.

Në takimin që ka për qëllim zhvillimin e turizmit regjional e që po mbahet në Sarajevë, po marrin pjesë edhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Zëvendësministri i tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi tha se produktet e përbashkëta turistike në rajon, mund të jenë shumë atraktive për vizitorët më të largët ndërkombëtar.

“Por ky synim sigurisht se do te arrihet vetëm me një vullnet të mirë për bashkëpunim nga secili vend i Ballkanit dhe duke punuar e krijuar kushte sa më të favorshme për zhvillimin dhe promovimin e tyre. Por njëherësh edhe duke ngritur cilësinë e shërbimeve dhe adaptuar standardet evropiane”, ka thënë Arifi.

Ai ka folur për mundësitë që ofron Kosova për zhvillimin e turizmit kulturor dhe avanturistik.

“Andaj, projektet të tilla si “Triple P”, janë shumë të mirëseardhura për ne, duke qenë se ekziston

nevojë e bollshme për t’i zhvilluar produktet turistike të llojit avanturistik dhe kulturor”.

Ndryshe, ky projekti për tri vitet e ardhshme 2018-2021 ka në dispozicion një fond prej 5 milionë eurosh nga i cili do të përfitojë Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!