Kosova merr një mbështetja të madhe që vendimi për vizat të merret këtë vit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Kosova merr një mbështetja të madhe që vendimi për vizat të merret këtë vit

16:34 | 23 Tetor 2018

Austria është shprehur pro liberalizimit të vizave por kosovarët.

Madje ky shtet ka premtuar se do të lobojë të shtetet e BE-së që Kosovës sa më shpejt t’i hiqen vizat.

Kështu, presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen, është pritur sot në një takim zyrtar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan Gazeta Express.
Në këtë takim është folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën presidenti austriak ka thënë se duhet të ndodhë sa më shpejt.

Presidenti austriak pas një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Ilir Meta, ka thënë se do të ishte mirë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të ndodhë përgjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së nga Austria.

Austria ka marrë kryesimin e BE-së nga 1 korriku i vitit 2018 dhe pritet ta përfundojë në fund të vitit, raporton Gazeta Express.

Këto deklarime të presidenti austriak vijnë edhe pas deklarimeve të zv.kancelarit austriak, Strache, i cili ka dalë kundër integrimit të Kosovës në BE dhe gjithashtu edhe kundër liberalizimit të vizave për kosovarët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!