Kosova në Vjenë, delegacioni i Serbisë dhe Spanjës lëshojnë konferencën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Kosova në Vjenë, delegacioni i Serbisë dhe Spanjës lëshojnë konferencën

17:43 | 11 Tetor 2018

Konferenca po mbahet në Vjenë, brenda presidencës gjashtë-mujore austriake të Këshillit të BE-së.

Delegacioni i Komitetit të Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe ai i parlamentit spanjoll, kanë braktisur sot konferencën ndërparlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë, dhe për Politikë të Përbashkët dhe Sigurisë e Mbrojtjes në Vjenë për shkak se nuk kanë pranuar që Kosova të prezantohet si shtet i pavarur.

Siç shkruajnë mediat serbe, ata u larguan nga konferenca sepse institucionet e Prishtinës u prezantuan me flamurin dhe emrin Kosovë pa yll (fusnotë), transmeton lajmi.net.

Konferenca po mbahet në Vjenë, brenda presidencës gjashtë-mujore austriake të Këshillit të BE-së.

Të mërkurën, përpara konferencës, delegacioni serb dërgoi një kërkesë që përfaqësuesit nga Prishtina të paraqiten në përputhje me Marrëveshjen Rajonale të Përfaqësisë. Edhe delegacion i Parlamentit të Spanjës gjithashtu kishte të njëjtën kërkesë, shkruan “Dannas”.

Por, organizatori i Parlamentit të Austrisë, nuk e respektoi kërkesën e dy delegacioneve, ku me pas përfaqësuesit e Serbisë dhe Spanjës u larguan nga sesioni, thuhet në një deklaratë të Kuvendit të Serbisë.

Delegacioni i Kosovës përbëhet nga Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Elmi Reçica, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Glauk Konjufca, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Rexhep Selimi, zëvendëskryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!