Kosova nuk ka nevojë për parti të re politike, por, gjithqysh për një lëvizje të re përmbysëse! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kosova nuk ka nevojë për parti të re politike, por, gjithqysh për një lëvizje të re përmbysëse!

Shkruar nga: Fadil Maloku

14:41 | 10 Janar 2017

2. Duke parë që shumica e objektivave kombëtare (demokracia, sovraniteti, pavarësia) dhe atyre qytetare (barazia, drejtësia, mirëqenia, etj. ), nuk u arritën as përmes: “lëvizjes paqësore” (LDK-n), e as “lëvizjen e luftës” (PDK-n), atëherë, formimi i një “lëvizjeje” të re që do përmbush këto objektiva dhe katarsisin e nevojshëm gjithëshqiptar, duket se është i nevojshëm dhe paevitueshëm!

3. Pra, një lëvizje e re, e me përmbajtje identike alternative, sikurse: ajo e viteve 90-ta, dhe ajo e fundshekullit të kaluar, që arritën të përmbysin mjeshtërisht dhe në stilin e një katarsisi; POLITIK (një alternativë obskurante qeverisëse), SOCIAL (një raport tërësisht ndryshe me qytetarinë), e sidomos EKONOMIK (një modeli të ri të barazisë dhe drejtësisë) rrethanat e kontaminuara, krizën morale, korruptimin e sistemit dhe vlerat e formacionit komunist.

4. Kjo lloj lëvizje e re alternative, na duhet fillimisht në Kosovë shkaku i improvizimit, që partitë dhe elitat politike i bënë; shtetësisë (së paqenë); sovranitetit(të cunguar);dhe demokracisë (së munguar), gjatë gjithë viteve të pasluftës, për ta vazhduar më tutje në Shqipëri dhe në Maqedoni…!

5. Tani, kjo Lëvizje në formë të një alternative të re politike, sociale e ekonomike, është e kuptueshme që nuk mund të dal nga “kuzhinat” e vjetra që në shpinë akoma mbajnë mëkatet e së kaluarës, por, nga një karizëm e re emancipuese qytetare, e zhveshur tërësisht nga hipoteka e luftës (që prodhoi; edhe pseudopatriot!), dhe ajo e paqes (që prodhoi; mashtrues ordiner institucionalist!). Thënë më thjesht, karizëm që do e prodhojnë rrethanat e reja të “kaosit” dhe rreziqeve permanente: lokale, rajonale,e globale…!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!