Kosova vazhdon të shpenzojë më shumë sesa që ka – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kosova vazhdon të shpenzojë më shumë sesa që ka

09:30 | 21 Prill 2017

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar për herë të parë llogaritë qeveritare të Kosovës, ku vërehet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katër të vitit 2016, ishte 436.6 milionë euro, ndërsa, shpenzimet për këtë kohë ishin 596.4 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katër të vitit 2016.

“Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tremujorin e katërt të vitit 2016 ishte 436.6 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në TM4 2016, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 596.4 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (23%), kontributet sociale dhe përfitimet (19%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!