Kosovari që deshi t’i bashkohej organizatave ushtarake në Siri, Prokuroria merr këtë vendim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Kosovari që deshi t’i bashkohej organizatave ushtarake në Siri, Prokuroria merr këtë vendim

14:39 | 13 Qershor 2018

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.D, në drejtim të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3, të Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05/002.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri R.D., më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtoj për në Siri, me qëllim që ti bashkohet Organizatave Ushtarake në Siri”, thuhet në njoftim.

Pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë. I pandehuri R.D., më datë 02.06.2017, është nxënë në Turqi, ndërkaq, më datë 14.05.2017, është kthyer për në Kosovë.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3 paragrafi 3, të Ligjit për parandalimin dhe bashkimin në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit L-05/002.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!