Kosovës i ndalohet të luaj kundër këtyre dy shteteve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Kosovës i ndalohet të luaj kundër këtyre dy shteteve

12:24 | 19 Tetor 2018

Kombëtarja e Kosovës në Futboll u pranua para dy vitesh me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.

Që nga ajo kohë, Kosova ka marrë pjesë në Kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, ndërsa tani po merr pjesë në Ligën e Kombëve.

Tani Kosova dhe gjithë përfaqësueset tjera të Evropës më 2 dhjetor të këtij viti do të mësojnë kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Më 2 dhjetor, UEFA në Dublin të Irlandës do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën e grupore kualifikuese për ‘EURO 2020’, që do të organizohet në dhjetë shtete.

Kosova në fazën grupore shkaku i marrëdhënieve politike nuk mund të luajë kundër dy shteteve, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Këtë UEFA fillimisht e ka bërë të ditur pas pranimit të Kosovës në këtë federatë në vitin 2016, por mediet e rajonit shkruajnë se shtëpia më e madhe e futbollit ka ripotencuar këtë fakt.

Shkaku i marrëdhënieve politike, mes vete nuk mund të luajnë as Armenia me Azerbajxhanin, Gjibraltari me Spanjën, Ukraina me Rusinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!