Kreu i Odës Ekonomike mbron borxhlinjtë e shtetit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Kreu i Odës Ekonomike mbron borxhlinjtë e shtetit

16:35 | 02 Gusht 2018

Kreu i Odës Ekonomike e Kosovës, Berat Rukiqi, iu ka dalë në mbrojtje prodhuesve të ujit, të cilët nuk i kanë paguar asnjë cent shtetit për taksen e ujit prej pasluftës.

Në rrjetin e tij social facebook, Rukiqi madje ka thënë se një borxh i tillë nuk ka ekzistuar fare, pavarësisht faktit se prodhuesit e ujit edhe sot përballen në gjykata për mospagesë të borxhit, shkruan ORAinfo.

“Është “demonizu” falja e një borxhi që nuk ka ekzistuar në asnjë dokument, pasi që një borxh që nuk faturohet, nuk mund të kërkohet nga askush. Prodhuesit e ujit janë ndër tregimet më të mira të suksesit në sektorin privat dhe asnjëri nga ta nuk ka asnjë faj që dikush në institucione nuk e bën punën si duhet”, ka shkruar Rukiqi.

Megjithatë, faktet flasin ndryshe. Ekzistojnë dokumente publike të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në të cilat figuron borxhi që këto biznese e kanë ndaj shtetit. Po ashtu, shumë prej tyre edhe sot e kësaj dite përballen nëpër gjykata për mospagesë të taksës për ujin, padi këto të ushtruara nga institucionet.

Së fundi, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e shfuqizoi vendimin e tij për falje të borxheve, për shkak të kërcënimeve të opozitës së këtë çështje do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!