Krijimi i ushtirsë, Sylejman Selimi shkruan leter emocionuese nga burgu – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Krijimi i ushtirsë, Sylejman Selimi shkruan leter emocionuese nga burgu

18:21 | 18 Tetor 2018

Me shumicë votash, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë miratuar sot projektligjin për themelimin e ushtrisë së Kosovë së. Pro votimit të këtij projektligji votuan mbi 100 deputetë.

Miratimi i ligjit për themelimin e ushtrisë së Kosovës e ka gëzuar fort edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimin, përcjell ORAinfo.

Ky i fundit përmes një letre nga burgu ka uruar për miratimin e këtij ligji që i hap rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.

“Unë si Komandant i UÇK-së, i TMK-se dhe i FSK-së, pres me gëzim çdo arritje te kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtarake te Kosovës. Uroj FSK-në që ta përmbushë mandatin e saj ligjor e kushtetues ne plotësimin dhe kryerjen e te gjitha detyrave që i ngarkohen”, ka shkruar ai në letrën e dërguar nga burgu.

Me poshtë e gjeni të plotë letrën e Sylejman Selimit:

Të dashur ushtarë dhe oficerë të FSK-së, Qytetarë të Kosovës! Me rastin e procedimit te ligjeve qe kanë të bëjnë me mandatin e ri te FSK-së dhe votimin e sotëm në Kuvend, si ish Komandant i kësaj force përgëzoj gjithë ushtaret, nën-oficeret dhe oficeret e FSK-se duke iu uruar suksese në misionin e ri të Forcës. Kuvendin dhe deputetët i përgëzoj për miratimin në parim të këtyre ligjeve dhe besoj se deri në votimin përfundimtar do të kontribuojnë që këto ligje të jenë sa më të kompletuara. Unë si Komandant i UÇK-së, i TMK-se dhe i FSK-së, pres me gëzim çdo arritje te kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtarake te Kosovës. Uroj FSK-në që ta përmbushë mandatin e saj ligjor e kushtetues ne plotësimin dhe kryerjen e te gjitha detyrave që i ngarkohen.

Dubrave, 18 Tetor 2018 Sylejman Selimi

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!