Krizë mes Donald Trump-it dhe Melanisë? Kjo është e vërteta që nuk e keni pritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Krizë mes Donald Trump-it dhe Melanisë? Kjo është e vërteta që nuk e keni pritur

07:56 | 09 Maj 2018

Pavarësisht thashethemeve se mes ciftit të Shtëpisë së Bardhë ka një krizë, duket se asgjë nuk është e vërtetë.

Ama si qëndron e vërteta?

Brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Amerikë situata është kjo:

Melania është më e përkushtuar tek roli i saj si nënë sesa tek roli i saj si zonjë e parë. Zëra brenda kësaj shtëpie konfirmojnë se Melania dhe Donald nuk janë duke kaluar shumë kohë bashkë, ama kjo e gjitha ka të bëjë me angazhimet e presidentit.

Rutina e zonjës së parë është e ndryshme nga ajo e bashkëshortit të saj dhe sigurisht kjo bën që dyshja të mos ketë shumë kohë për njëri- tjetrin.

Po skandali i dorës në publik?!

Thuhet se ky xhest nuk ka të bëjë fare me dëshirën që ka apo nuk ka Melania për t’ja dhënë dorën të shoqit. Ajo thjesht është natyrë e rezervuar dhe nuk i ka fort qejf “dashuriçkat” në publik.

Ama thuhet se nëse ka diçka për tu shqetësuar në marrëdhënien e Trump me Melanian është vetëm një gjë.

Flitet se Trump është disi xheloz për popullaritetin që gëzon e shoqja dhe këtë e shfaq duke mos i lënë asaj shumë hapsirë për të treguar veten shpesh në publik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!