Kroati theret me thikë në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Kroati theret me thikë në Prishtinë

16:14 | 10 Gusht 2018

Rreth orës 14:00 sot policia ka marrë informacionin se rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës thotë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore ku është konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor.

Policia bën të ditur se viktima është , “E. N , mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kroacisë, i cili ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrit që nga vendngjarjes të shoqërojë për në stacion policor, pesë persona të dyshuar.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!