Kryeministri falënderon Rita Orën: I dhatë shpirt dhjetëvjetorit të pavarësisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeministri falënderon Rita Orën: I dhatë shpirt dhjetëvjetorit të pavarësisë

23:26 | 18 Shkurt 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar këngëtaren Rita Ora që mori pjesë në jubileun e pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ata që sipas tij ‘i dhanë shpirt’ 10 vjetorit.

“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt! RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!