Kryeministri Haradinaj: Kërkesat e BSPK-së do të trajtohen maksimalisht – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeministri Haradinaj: Kërkesat e BSPK-së do të trajtohen maksimalisht

16:07 | 06 Janar 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të udhëhequr nga kryetari, Avni Ajdini.

Ai tha se do të jenë në dialog të vazhdueshëm me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë komunikim të hapur ndërmjet dy institucioneve dhe kërkesat e BSPK-së do të trajtohen me kujdesin maksimal, gjithnjë konform kapaciteteve buxhetore dhe mundësive që kanë institucionet.

Përfaqësuesit e BSPK-së shprehën përkushtimin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, duke shprehur kërkesat për përmirësim të vazhdueshëm të kushteve për të gjithë punëtorët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!