Kryeministri Haradinaj mbledh sot Qeverinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeministri Haradinaj mbledh sot Qeverinë

09:39 | 15 Nëntor 2017

Sot Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit të vendit, ku njoftohet për agjendën e Ramush Haradinajt.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e Qeverisë nis në orën 14:00.

Është bërë praktikë e kryeministrit të ri që mbledhjet t’i mbajë pasditeve, ndonëse kjo nuk u bë nga asnjë kryeministër më herët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!