Kryeministri Haradinaj me këtë mesazh uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Kryeministri Haradinaj me këtë mesazh uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

22:00 | 20 Gusht 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj uron që ‘të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë’.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit ua përcjell urimet më të përzemërta besimtarëve muslimanë në mbarë vendin. Kurban Bajrami në thelb e ka flijimin dhe kjo e bën këtë ditë më të veçantë për ne shqiptarët. Sakrifica jonë, si popull, për vlerat e lirisë dhe humanizmit, na mbajti bashkë ndër shekuj. Dhe tani, duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, e veçanërisht t’ua shtrijmë dorën atyre në nevojë. Uroj që në Ditën e Sakrificës, ta ngrisim ndjenjën e respektit e zemërgjerësisë ndërmjet nesh dhe, së bashku, të jemi në shërbim të të mirës së përgjithshme! RH”, shkruan Haradinaj.

Besimtarët myslimanë nesër festojnë Bajramin e Vogël.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!