Kryeministri Haradinaj: Obiliqi do të përfitojë nga ligji për këtë qytet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kryeministri Haradinaj: Obiliqi do të përfitojë nga ligji për këtë qytet

11:30 | 12 Shkurt 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ligji për këtë qytet.

Haradinaj është takuar me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin kanë diskutuar lidhur me ligjin për këtë qytet.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se do të punojnë me një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin.

“Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë”, ka shkruar Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!