Kryeministri Haradinaj pret në takim Sonja Biserkon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kryeministri Haradinaj pret në takim Sonja Biserkon

17:20 | 12 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka Kushtetutën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve.

Haradinaj, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësen e saj, Izabela Kisiq, me të cilat bisedoi për zhvillimet aktuale në vend.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është model për ofrimin e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres të theksuar në drejtim të demokracisë e shoqërisë multietnike.

“Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe në praktikë, bashkëpunimi me ta është në fazë të avancuar dhe jemi të përkushtuar që kjo të vazhdojë”, tha Haradinaj.

Nga ana e tyre, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësja e saj, Izabela Kisiq shprehën gatishmërinë që të bashkëpunojnë më të gjitha institucionet me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!