Kryeministri Haradinaj të mërkurën shkon në Shkup, kjo është arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeministri Haradinaj të mërkurën shkon në Shkup, kjo është arsyeja

23:01 | 16 Prill 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurë, më 18 prill, do të qëndrojë për vizitë në Shkup. Haradinaj do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë të shtetit të Maqedonisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.

Haradinaj këtë vizitë do ta realizojë në kuadër të Samitit Digjital, që do të mbahet të mërkurën, e ku do ta përfaqësojë Kosovën në mesin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërkaq në këtë Samit pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!