Kryeministri Haradinaj tregon të vërtetën e refuzimit të vizës amerikane – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeministri Haradinaj tregon të vërtetën e refuzimit të vizës amerikane

13:22 | 09 Janar 2018

ryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar për çështjen e mos udhëtimit të tij në SHBA në një ngjarje në shtetin e Iowa’s. Ai ka thënë se zyra e tij ka aplikuar për vizë, por ambasada amerikane nuk i ka dhënë përgjigje.

“Zyra jem ka apliku, janë disa ngjarje në të cilat kam qef me shku. Nuk kam marrë përgjigje . Kur t’ma japin shkoj” ka thënë Haradinaj në një konferencë për media me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.

Haradinaj është pyetur nëse kjo është një ndëshkim ndaj tij, për shkak të qëndrimit ndaj Gjykatës Speciale, por ai nuk e ka ndërlidhur me këtë.

Duke folur për cështjen e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj ka thënë se nëse iniciativa e deputetëve shkon në Kuvend, AAK do të votojë pro.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!