Kryeministri Haradinaj zbulon arsyen pse Gent Begolli dha dorëheqje nga Vala – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Kryeministri Haradinaj zbulon arsyen pse Gent Begolli dha dorëheqje nga Vala

17:05 | 02 Nëntor 2018

Dy ditë me parë ka dhënë dorëheqje kryeshefi ekzekutiv i Valës, Gent Begolli. Por për dorëheqje nuk e ka thënë asnjë fjalë Begolli, duke mbetur enigmë arsyeja e dorëheqjes së tij.

E sot kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dorëheqjen e tij. Sipas Haradinajt Gent Begolli dha dorëheqje për shkak të vështirësive në Telekom.

“Me Gent Begollin kam bisedu pak para se të largohet nga detyra dhe ka shpjeguar sfidat në marrjen e vendimeve. Është e vështirë të merren vendime dhe për probleme të kompanisë Genti ka thënë se vizioni për me zhvillu kompaninë nuk është i sigurt në këto rrethana dhe ka dashur të largohet nga detyra dhe unë besoj se Genti mund të kryejë punë të shumta që të ketë sukses”, tha Haradinaj.

Begolli ishte zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës, gjatë muajit qershor, dhe ushtroi pozitën e drejtorit për rreth katër muaj.

Ndryshe, Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

Tash e një kohë PTK ndodhet në krizë, madje mediat dhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë theksuar se kjo ndërmarrje publike është drejt falimentimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!