Kryeministri thotë se vizita në Londër ishte rëndësishme për vendin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeministri thotë se vizita në Londër ishte rëndësishme për vendin

13:34 | 12 Korrik 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar shumë të frytshëm dhe të rëndësishëm për vendin, Samitin e Londrës, në të cilën Kosova është përfaqësuar nga vetë ai.

Pas kthimit nga Lodra, në konferencën për medie Haradinaj tha se Procesi i Berlinit është një instrument shtesë nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor, për gjashtë vendet që ende nuk janë anëtare, dhe në kuadër të këtij procesi ka ngjarje të rëndësishme, dhe njëra nga këto ngjarje e rëndësishme për Kosovën, ishte Samiti i Londrës, në të cilën Kosova ka marrë pjesë në dy sesionet e Samitit.

Haradinaj bëri të ditur se në kuadër të Samitit të Londrës, ka zhvilluar takime bilaterale me udhëheqës të institucioneve të larta të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ditën e parë të qëndrimit kam zhvilluar takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, me të cilin kam biseduar për tranzicionin e FSK-së dhe mund të them se në këtë temë me Londrën jemi mirë”.

Haradinaj shtoi se në punimet e Samitit të Londrës, ka shprehur qëndrimin e Kosovës dhe mirënjohjen për Bashkimin Evropian, vendet e botës, aleatëve për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës në çështjen e sigurisë, në fushën politike dhe atë ekonomike.

Ai theksoi se përveç pritjes nga nikoqirja, kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, respekt të madh për Kosovën kanë treguar të gjithë pjesëmarrësit në këtë Samit.

“Bashkëbisedova me kryeministrin e Polonisë, Greqisë, Serbisë, por me rëndësi ishin dy takimet bilaterale me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kancelarin e Aurstrisë, Sebastian Kurz. Liberalizimi i vizave nuk është betejë e humbur, por kemi punë. Ne do të punojmë intensivisht me të gjithë që kjo të arrihet”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!