Kryeparlamentari Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive në Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kryeparlamentari Veseli premton zhvendosjen edhe të tri ministrive në Prizren

23:43 | 13 Shtator 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se duhet të zhvendosen edhe tri ministri të të tjera të Qeverisë së Kosovës nga Prishtina në Prizren.

Kadri Veseli gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet nacionale, në Prizren pati premtuar për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren. Një premtim i tillë, tashmë ka filluar të realizohet.

Ministria e Kulturës ka nis procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Sipas Veselit, ky qytet meriton një trajtim më të mirë.

“Prizreni do të jetë një prioritet nacional”, tha Veseli për RTV Besa, transmeton PrizrenPress.

Ai premton se ky qytet, do të ketë një prespektivë të veçantë në të ardhmën.

“Prizreni do të mbetet shembulli më i mirë i një zhvillimi kulturor e ekonomik”, tha Veseli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!